Më ftohtë sot në mëngjes në Manastir -4, në Shkup dy gradë dhe mjegull

nga D V

Shkup, 24 janar – Mëngjesi më i ftohtë është në Manastir me -4 gradë, në Prilep -3, në Tetovë -1, dy gradë mbi zero në Shkup, ndërsa më ngrohtë është në Krushevë me 4 gradë.

DPHM njoftoi se në Kodrën e Diellit ka shtresë dëbore prej 44 centimetra, në Krushevë 18 dhe në Manastir 11 centimetra.

Moti sot nëpër lugina në pjesën më të madhe të ditës do të jetë me mjegull dhe më i ftohtë. Në zonat e mbetura me diell me vranësira mesatare dhe kryesisht i qetë. Në zonat malore veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 15 gradë, kurse në lugina me mjegull nga 2 deri në 6 gradë.

Në Shkup në pjesën më të madhe të ditës do të jetë me mjegull dhe qetë. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More