Me kë mund të bashkëpunoni në zgjedhje? Alibeaj: Nuk bashkohemi me ata që sulmojnë SPAK. Shehaj: Ne s’bëjmë koalicion

nga Xh M

Në emisionin Log në News 24 ishin të ftuar deputetët Enekelejd Alibeaj dhe deputeti Agron Shehaj, përkatësisht kryetar i partisë Djathtas 1912 dhe kryetar i partisë Mundësia.

Alibeaj tha se Djathtas 1912 mund të bashkëpunojë me PD-në, por jo me “elementë që sulmojnë SPAK ose që kanë probleme me aleatët e mëdhenj të Shqipërisë”.

Ndërsa, Shehaj tha se Partia Mundësia shkon e vetme në zgjedhje.

Enkelejd Alibeaj: Ne përjashtojmë bashkëpunimin me maxhorancën. Jemi të hapur të bashkëpunojmë me PD, por jo me elementë, që kanë probleme me aleatët tanë dhe që sulmojnë drejtësinë.

Agron Shehaj: Ne nuk bëjmë aleancë me asnjë forcë politike, do hyjmë vetë në zgjedhje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More