Qendra e skijimit “Kodra e Diellit”: Mos i parkoni automjetet në rrugë, shërbimi i merimangës do të jetë prezent

nga Xh M

Tetovë, 27 dhjetor – Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me parkimin e veturave, që siç thonë, shërbimi i merimangës së qytetit do të jenë prezent për rregullimin e trafikut. Tutje në njoftim thuhet se, nga sonte automjetet që do të jenë të parkuara në rrugë do të hiqen dhe do të ndërmerren masat e duhura ligjore.

“Të nderuar vizitorë,

Ju bëjmë thirrje që gjatë fundjavës të mos i parkoni automjetet në rrugë, sepse shërbimi i marimangës së qytetit në bashkëpunim me SPB – Tetovë do të jenë prezent për rregullimin e trafikut.

Nga sonte automjetet që do të jenë të parkuara në rrugë do të hiqen dhe do të ndërmerren masat e duhura ligjore.

Faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Skijimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More