Me një mijë euro mezi përballohet muaji, jetohet një jetë shumë e thjeshtë

nga Xh M

Shkup, 6 dhjetor – Mbi 60 mijë denarë janë të domosdoshëm që një familje të mund ta përballojë muajin edhe në mënyrë modeste, thonë shumica e qytetarëve në Shtip. Ata theksojnë se faturat e larta, çmimet e ushqimeve dhe pijeve marrin pjesën më të madhe të të ardhurave. Nëse në familje ka edhe nxënës apo student, atëherë shpenzimet rriten dukshëm, ndaj me rreth një mijë euro në muaj mezi arrihet të përfundohet muaji. Për kursime nuk mund të bëhet fjalë, sepse para nuk mbeten.

“Duhet nga 50 deri në 60 mijë denarë, dhe kjo vetëm për një jetë të thjeshtë, jo luksoze. Vetëm faturat shkojnë 10 deri në 12 mijë denarë. E ne që s’i kemi mundësitë, nuk blejmë gjithçka që na duhet”, thonë qytetarët.

Sipas llogaritjeve të LSM-së, shpenzimet minimale të një familjeje në nëntor arrijnë në 65.173 denarë, ndërsa me qira për një banesë 60 metra katrorë shuma ngjitet në 80.548 denarë.

Të dhënat e Sindikatës, e cila përgatit shportën sindikale minimale, tregojnë se për ushqim dhe pije nevojiten 23.534 denarë, ndërsa për shpenzime të rregullta 6.130 denarë.

Krahasuar me tetorin, kur për shpenzime minimale duheshin 65.544 denarë, tani ka një ulje prej 371 denarësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More