Më pak lekë për papunësinë e ndihmën ekonomike, si e shpjegon mazhoranca

nga Xh M

Në vitin e ardhshëm, qeveria ka vënë në dispozicion 800 mln lekë për pagesën e papunësisë, njësoj sa në vitin aktual, ndërsa fondi për ndihmë ekonomike nga 25 mld lekë zbret në 23 miliard.

Këto dy shifra janë tregues i qasjes sociale të qeverisë. Por shumë ekspertë janë të mendimit se qeveria nuk po kontribuon për të reduktuar varfërinë.

Por cili është qëndrimi i mazhorancës për këto dy tregues?

“Detyra e një qeverie dhe e një buxheti nuk është të shtojë fondet për këto dy kategori. Detyra është që të krijojë vende pune dhe të ulet pagesa e papunësisë. Ne sot jeni në nivelin më të ulët të papunësisë ndër vite. Sa i përket familjeve në nevojë, qëllimi është të shmangim abuzimet që bëhen në këtë skemë dhe paratë të shkojnë vërtet tek ato familje që kanë nevojë”, sqaroi Pranvera Resulaj deputete e mazhorancës gjatë intervistës në Vizion Plus.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More