Me veturë zyrtare kaloi në dy vija të plota, MPB: Është sanksionuar shoferi

nga Xh M

Shkup, 11 tetor – Nga MPB thonë se është identifikuar dhe sanksionuar personi që me automjet zyrtar në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup kaloi mbi dy vija të plota dhe përdori “flesherë”.

“Sot (11.10.2025), zyrtarë policorë nga SPB-Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me B.B., pas publikimit të videos më 09.10.2025 në rrjetet sociale, ku shihet se në bulevardin “Aradhet Partizane” ai drejtonte një automjet zyrtar të markës “Škoda” me targa të Shkupit, duke përdorur pajisje për sinjalizim (rotacione) dhe duke kaluar mbi dy vija të plota. Ndaj B.B. janë ndërmarrë masa sipas nenit 139 paragrafi 11 dhe nenit 30 paragrafi 5 të Ligjit për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor.”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More