Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, gjithsej (në tregun vendor dhe të huaj), në gusht 2025 krahasuar me muajin paraprak janë ulur në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurëve për 0.7%, në sektorin e Industrisë përpunuese për 0.2%, ndërsa janë rritur në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 0.3%, kurse në sektorin e Furnizimit me ujë; largimi i ujërave, menaxhimi i mbeturinave dhe aktivitetet për sanimin e mjedisit nuk ka ndryshime, njofton Enti Shtetëror i Statistikave.
Në gusht 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, gjithsej, janë rritur në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurëve për 1.0%, në sektorin e Industrisë përpunuese për 4.2%, në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 7.0% dhe në sektorin e Furnizimit me ujë; largimi i ujërave, menaxhimi i mbeturinave dhe aktivitetet për sanimin e mjedisit për 1.9%.
Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, gjithsej, në gusht 2025:
janë ulur për 0.1% krahasuar me muajin paraprak
janë rritur për 4.2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak