Mendi Qyra pranë fëmijëve me nevoja të veçanta: Mesazh shprese, solidariteti dhe përkujdesjeje nga Komuna e Strugës

nga Xh M

Strugë, 29 dhjetor – Në frymën e humanizmit, ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë shoqërore, kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, realizoi një vizitë në Qendrën për fëmijë nga spektri i autik dhe fëmijë me zhvillim atipik. Kjo vizitë vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm institucional për mbështetjen e iniciativave gjithëpërfshirëse dhe përkujdesjen ndaj kategorive më të ndjeshme të komunitetit.

Gjatë takimit, kryetari Qyra përcolli një mesazh të fuqishëm solidariteti dhe inkurajimi, duke theksuar se këta fëmijë dhe familjet e tyre nuk janë dhe nuk do të mbeten kurrë vetëm. Përmes dhuratave dhe mbështetjes konkrete, ai solli jo vetëm ndihmë materiale, por edhe shpresë, buzëqeshje dhe ngrohtësi njerëzore.

Në fjalën e tij, kryetari riafirmoi gatishmërinë e Komunës së Strugës për të qëndruar edhe në të ardhmen pranë këtyre qendrave, duke fuqizuar politikat e përfshirjes, kujdesit dhe mbështetjes së vazhdueshme për fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More