Mëngjes i ftohtë, ditë me diell – temperatura deri në 12 gradë

nga D. V.

Shkup, 29 dhjetor – Mëngjesi në vend është i kthjellët dhe shumë i ftohtë, temperatura më e ulët është matur në Krushevë -8 gradë, ndërsa në Manastir, Prilep, Hanet e Mavrovës dhe Kriva Pallankë -7. Në Tetovë, Pozharane dhe Berovë janë matur -6, në Pretor, Ohër dhe Kodrën e Diellit -5, -4 në Vinicë, -3 në Shkup-Petrovec, Strumicë, Kavadar dhe Kumanovë, -2 Shkup-Zajçev Rid, Veles, Demir Kapi, -1 në Shtip dhe 3 në Gjevgjeli, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Gjatë ditës do të mbisundojë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup pritet mot me diell me vranësira të vogla dhe erë të lehtë deri në mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë 6 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More