Nata e dytë e Bazarit të Fundvitit në Çair

nga Xh M

Shkup, 28 dhjetor – Sonte u mbajt nata e dytë e Bazarit të Fundvitit në Çair, në Sheshin Skënderbe, duke vazhduar atmosferën festive që e karakterizon këtë ngjarje. Sheshi u mbush me qytetarë të shumtë, të cilët shijuan dritat dekorative, stendat festive dhe frymën e fundvitit në zemër të Çairit.

Mbrëmja nisi me program artistik për fëmijë, me këngë dhe paraqitje festive që sollën gëzim për më të vegjlit, ndërsa më pas atmosfera vazhdoi me muzikë nga DJ Edmir, duke krijuar një ambient të gjallë dhe mikpritës për të gjitha moshat.

Bazari i Fundvitit në Çair do të vazhdojë edhe në netët në vijim, duke sjellë aktivitete të ndryshme dhe një gjallëri të veçantë festive në prag të ndërrimit të viteve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More