Shkup, 8 shtator – Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar qytetarët me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë. Në mesazhin e tij, Mexhiti thekson rëndësinë e kësaj date historike, kur qytetarët vendosën të largohen nga Jugosllavia dhe të ndërtojnë një shtet të pavarur.
Ai kujton se sot Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, anëtar i NATO-s dhe kandidat për Bashkimin Evropian, dhe bën thirrje për respektimin e rrugës së bashkëjetesës dhe përpjekjeve drejt së ardhmes evropiane.
Në vazhdim ua sjellim të plotë urimin e Zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti:
Urime 8 Shtatori, Dita e Pavarësisë!
8 Shtatori është dita kur qytetarët zgjodhën të largohen nga Jugosllavia dhe të ndërtojnë një shtet të pavarur.
Sot ky shtet është i përbashkët, multietnik, anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE.
Le ta respektojmë këtë rrugë, të bashkëjetesës dhe të së ardhmes evropiane.
Sot të kujtojmë obligimet që qëndrojnë para nesh, të ndërtojmë një sistem të drejtë, të mundësojmë jetë më të mirë, të ndërtojmë shkolla dhe kopshte, të kemi shëndetësi të mirë.
Qytetarët tanë të jetojnë këtu, të kthehen, e jo të largohen.
Urime festa,
Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.