Mexhiti dhe Kasami pjesë e spektaklit kushtuar Nënë Terezës në Preshevë

nga Redaksia

Preshevë, 22 qershor – Me ftesë të kryetares së Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, morën pjesë në spektaklin “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, mbajtur në Preshevë.

Ky event solemn mblodhi filantropë, figura publike dhe përfaqësues të institucioneve nga mbarë trojet shqiptare e diaspora, për të nderuar jetën dhe veprën e shenjtë të humanistes shqiptare me famë botërore – Nënë Tereza.

Në këtë ngjarje, Mexhiti theksoi se ky ishte një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi misionin e Nënë Terezës dhe për të promovuar solidaritetin ndërshqiptar.
“Shqiptarët gjithmonë janë gjendur pranë njëri-tjetrit, ashtu siç ka vepruar humanistja jonë e madhe,” u shpreh ai.

Pjesëmarrja e liderëve institucionalë në këtë ngjarje nënvizon rëndësinë që figura e Nënë Terezës ka për mbarë kombin shqiptar – si simbol i dashurisë, përkushtimit dhe humanizmit pa kufi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More