Mexhiti: Do të mbështesim çdo profesion të ndershëm që krijon vlerë në Çair

nga D. V.

Shkup, 8 tetor – Kandidati për kryetar komune të Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, është takuar me berberët e kësaj komune, duke vlerësuar punën e tyre si shembull të suksesit, përkushtimit dhe traditës familjare.

Në takimin e mbajtur me përfaqësues të këtij profesioni, Mexhiti theksoi se berberët dhe zejtarët e Çairit janë pjesë e rëndësishme e jetës sociale dhe ekonomike të komunitetit.

“Në çdo berberi fshihet një histori e vogël suksesi, një biznes familjar që qëndron mbi punë, përkushtim dhe traditë. Berberët e Çairit janë ata që çdo ditë takojnë dhjetëra qytetarë, dëgjojnë historitë e tyre, ndajnë hallet dhe gëzimet e përditshme,” tha Mexhiti.

Ai shtoi se përmes politikave të qarta për zhvillim dhe lehtësime për bizneset e vogla, do të mbështesë çdo profesion të ndershëm dhe çdo familje që krijon vlerë në Çair.

“Berberët, frizerët, zejtarët dhe tregtarët janë forca e vërtetë e ekonomisë lokale. Janë ata që me duart e tyre krijojnë bukuri, stabilitet dhe jetë në lagjet tona. Prandaj, ne do të jemi përkrah tyre me politika të qarta për zhvillim, me lehtësime për bizneset e vogla, me mbështetje për iniciativat familjare dhe me kushte më të mira pune që nxisin dinjitetin e punëtorit dhe fuqinë e vetëqëndrueshme të ekonomisë lokale.” theksoi ai.

Në fund, kandidati i VLEN-it u shpreh se vizioni i tij për Çairin është një komunë që ruan traditën, nxit modernizimin dhe forcon ekonominë lokale.

“Çairi do të mbetet shtëpia e mjeshtrave, vendi ku puna vlerësohet, ku tradita takohet me modernitetin dhe ku çdo njeri ka vendin e vet në historinë e qytetit tonë. Sepse Çairi është një familje e madhe që rritet mbi solidaritetin, punën dhe respektin për njëri-tjetrin.” përfundoi Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More