Mexhiti: Gjuha shqipe nuk preket, rrini rahat!

nga D. V.

Shkup, 20 maj – Zv.kryeminisrti i parë, Izet Mexhiti, edhe një herë është prononcuar për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ai ka shkruar se përdorimi i gjuhës shqipe i garantuar me këtë ligj nuk cënohet.

“Në vitin 2023, në qeverisjen e BDI-së së Artanit, Parlamenti zgjodhi një gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese pa i konsederuar fare kandidaturat tjera, ashtu siç e parasheh ligji. Aq e rëndësishme ishte kjo gjyqtare për BDI-në, sa Parlamenti atë e votoi me 64 vota dhe pa asnjë kundërshtim.

Në vitin 2024, Artani i BDI-së u vendos në listën e zezë amerikane për shkak të përzierjes në gjyqësor, përfshirë perzierje në zgjedhjen e gjyqtarëve dhe për ndikim në vendime gjyqësore. Ky vendim e konfirmoi faktin se gjyqësori është i kapur nga partia dhe zbaton urdhëra politike.

Sot, Artani i BDI-së është në ekzil, BDI-ja e Artanit në opozitë, ndërsa gjyqësori i kapur është çliruar nga diktati politik. Gjyqtarja e zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme me urdhër nga BDI-ja, nuk është më gjyqtare referuese për Ligjin për gjuhën shqipe.

Shqipja nuk preket.

Rrini rahat!”, shkruan Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More