Mexhiti jep lajmin e mirë/ Së shpejti hapet ambasadë në Riad

nga Xh M

Shkup, 6 maj – Republika e Maqedonisë së Veriut do të hapë së shpejti ambasadën e saj në Riad, kryeqytetin e Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Ky hap i rëndësishëm strategjik forcon pozicionin ndërkombëtar të vendit dhe thellon lidhjet me një nga aktorët më të rëndësishëm në botën arabe, si anëtare e G20-s dhe ekonomia më e madhe në rajon.

Për qytetarët tanë me besim islam, kjo është një ngjarje me rëndësi të veçantë. Arabia Saudite është vendi i dy qyteteve më të shenjta, Mekës dhe Medinës, ku çdo vit mijëra besimtarë nga vendi ynë kryejnë Haxhin dhe Umren, si pjesë e përkushtimit të tyre shpirtëror.

Prania jonë diplomatike atje nuk është vetëm çështje politike, por një akt kujdesi dhe afërsie me njerëzit tanë, që do të lehtësojë organizimin, sigurinë dhe mbështetjen e tyre gjatë këtyre pelegrinazheve.

Ambasada do të shërbejë gjithashtu si urë bashkëpunimi në fusha të rëndësishme si ekonomia, turizmi, kultura dhe siguria rajonale, në përputhje me politikën tonë të jashtme aktive dhe vizionin për një Maqedoni të Veriut më të lidhur me botën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More