Mexhiti: Menaxhimi ekologjik i mbeturinave në Tetovë nga kompania austriake Saubermaher, model për të gjitha komunat

nga D. V.

Shkup, 12 mars – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot ishte pjesë e Forumit Mjedisor Austriako-Maqedonas që u zhvillua në Tetovë.

Në forum, ku morën pjesë edhe ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ambasadorët austriak dhe slloven Martin Pamer dhe Gregor Presker, Mexhiti tha se ky forum është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja, ide dhe strategji që mund të udhëheqin veprimet tona të përbashkëta për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit jetësor.

“Austria ka një histori të gjatë të mbrojtjes së natyrës dhe ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në fushën e riciklimit, burimeve të rinovueshme të energjisë dhe ruajtjes së biodiversitetit. Gjithashtu, Maqedonia, me burimet e saj të pasura natyrore, ka një mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar më tej politika dhe praktika mjedisore që do të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e saj dhe mjedisin global. Prandaj, ky bashkëpunim, në fushën e menaxhimit të mbeturinave komunale, në një nga komunat më të mëdha në rajonin e Pollogut është veçanërisht i rëndësishëm për ne, sepse mund të shohim se si zbatohen praktikat e mira të mënyrës austriake të menaxhimit të mbeturinave komunale në vendin tone. Besoj se ky do të jetë shembull i mirë edhe për komunat tjera”, tha para të pranishmëve zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Ajo që është veçanërisht e rëndësishme në këtë forum, tha Mexhiti është bashkëpunimi ndërkombëtar, sepse ne si dy vende mike, Austria dhe Maqedonia, kemi mundësi të mëdha për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për të shkëmbyer njohuri dhe praktika të suksesshme në fushën e menaxhimit të mjedisit.

Forumi Mjedisor Austriako-Maqedonas organizohet me rastin e përvjetorit të parë të partneritetit publiko-privat ndërmjet kompanisë austriake Saubermacher dhe Komunës së Tetovës, aktiviteti kryesor i së cilës është prezantimi i menaxhimit ekologjik të mbeturinave, dhe ka për qëllim shkëmbimin e përvojave për sfidat, sukseset dhe mundësitë në rajon në menaxhimin e mbeturinave.

https://www.facebook.com/izetmexhiti/posts/pfbid02HToZ5uVMpeLW63viSGW8iCDNSbkVkZihPQoCducoVbmf2BFtSk854smrPjq5ygB8l

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More