Gashi: Kënaqësi të zhvilloj një takim produktiv me shefin e Departamentit të Demokratizimit në ODIHR

nga D. V.

Shkup, 12 mars – Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim në Kuvend, shefin për demokratizim në ODIHR, Konstatine Vardzelashvili.

Njoftimi i Gashit:

Kisha kënaqësinë të zhvilloj një takim produktiv me z. Konstatine Vardzelashvili, Shef i Departamentit të Demokratizimit në ODIHR, me të cilin diskutuam mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për ta thelluar atë në segmente të ndryshme.

U fokusuam në angazhimin për zbatim dhe përditësim të Kodit Etik, ndërsa shqyrtuam aktivitete dhe mundësitë e tjera të shkëmbimit të praktikave për forcimin e demokracisë dhe integritetit të institucioneve. Shpreha mirënjohje dhe gatishmëri për të vazhduar të bashkëpunojmë në fusha me interes të përbashkët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More