Mexhiti: Mendoj që në rrethanat aktuale është një marrëveshje solide që jep shpresë për një fillim të mbarë dhe një qeverisje të mirë

nga D V

Shkup, 7 qershor – Një ditë pas firmosjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje më mandatarin për formimin e qeverisë së re, Hristijan Mickoskin, kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, e vlerëson të njejtën si solide dhe shpresdhënëse për një qeverisje të mirë.

“Mendoj që në rrethanat aktuale është një marrëveshje solide që jep shpresë për një fillim të mbarë dhe një qeverisje të mirë”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.

Mexhiti, tha se përveç kryetarit të parlamentit, VLEN-i në qeverinë e re do të ketë dy zv.kryeministra, pesë ministri, duke nisur nga ajo e shëndetësisë, ekonomisë, ekologjisë, e euro-integrimeve dhe e ekologjisë.

“Do të kemi edhe 7 zv.ministra, që do të jenë kryesisht në resoret ku nuk kemi ministra dhe do të kemi 5 sekretar shtetëror”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More