Mexhiti takon ish-komandantin e Forcave të NATO-s Wesley Clark

nga Xh M

Shkup, 24 shtator – Zv.kyeministri i parë Izet Mexhiti, ka vazhduar me vizitën në SHBA. Ai perms postimi në facebook, ka njoftuar se sot ka takuar ish-komandantin e Forcave të NATO-s Wesley Clark.

Në suaza të vizitës time në ShBA ishte kënaqësi të takoja gjeneralin Wesley K.Clark.

Bisedat me ish-komandantin e Forcave të NATO-s si gjithmonë janë tejet të frytshme dhe bartje e përvojave të jashtëzakonshme.

Diskutuam mbi faktin se siguria dhe paqja ndërlidhen ngusht me bashkëpunimet ndërkombëtare, por mbi të gjitha edhe me zhvillimet ekonomike.

Gjithashtu ndaluam edhe te kontributi i tij i jashtëzakonshëm për paqen, e në veçanti atë të rajonit. Mbi të gjitha u fol edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Aleancës së NATO-s që i japin vendit tonë në rrugën e proceseve euroatlantike, rrugë që padyshim se është në prioritetet tona kryesore.

Gjeneral ju jeni hero i gjallë për ne, faleminderit për mikëpritjen dhe bisedën e çmueshme!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More