Nikolla Memov, drejtor i ri në Fondin pensional dhe invalidor

nga Xh M

Shkup, 24 shtator – Nikolla Memov është emëruar drejtor i ri i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor.

Memov është inxhinier-teknolog i diplomuar në inxhinieri petrokimike në Fakultetin Teknologjik-Metalurgjik në Shkup.

Në karrierën e tij të punës ka qenë drejtor i përgjithshëm i kompanive “Fabrika Karposh SHA Shkup”, “Macedoniaproekt AD”, ka qenë drejtor ekzekutiv i “SIFEXS TRADE”, dhe në disa raste ka qenë i angazhuar në projekte të ministrive të ekonomisë dhe drejtësisë.

Në portofolin e tij të punës thuhet edhe se ka qenë menaxher në “DUNA” dhe “Telekomi i Maqedonisë”.

Memov përndryshe është zëdhënës i Lëvizjes ZNAM dhe zëvendëson në pozitën e drejtorit, Arsim Hasanin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More