Mexhiti: Qeveria ndau parcelën 31 mijë m² për kampusin 40 milionë € të UNT-së në Shkup

nga Redaksia

Shkup, 16 shtator – Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti, ka njoftuar sot për një vendim të rëndësishëm në mbledhjen qeveritare që lidhet me arsimin e lartë.

Sipas tij, Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup i është dhënë në shfrytëzim të përhershëm një parcelë prej 31.434 m², ku do të ndërtohet kampusi i ri universitar me një investim madhor prej 40 milionë euro.

“Ky projekt është investim në dije, në ëndrra dhe në mundësitë e barabarta që i duhen çdo studenti për të ecur përpara. Me këtë hap, vendosim themelet e një universiteti modern, që do të ofrojë kushte të denja për studim dhe kërkim shkencor, duke e kthyer Çairin në një vatër të gjallë të dijes dhe të zhvillimit akademik”, u shpreh Mexhiti.

Ai shtoi se është i bindur që kampusi i ri i UNT-së do të shndërrohet në një qendër të dijes, ku mijëra studentë do të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

“Ky është një hap i madh për konsolidimin e infrastrukturës arsimore dhe për forcimin e rolit të arsimit si shtyllë e shoqërisë sonë. Urime!”, përfundoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More