Mickoski do të marrë pjesë në inaugurimin e pishinës së mbyllur në përbërje të SHFK “Nevena Georgieva – Dunja” në Kisella Vodë

nga D. V.

Shkup, 28 korrik – Kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë në hapjen solemne të pishinës së llojit të mbyllur në përbërje të SHFK “Nevena Georgieva – Dunja” në komunën Kisella Vodë.

Siç ceket në kumtesën e Qeverisë, pishina është një prej pesë të tillave që u filluan nga ish-Agjencia për të rinj dhe sport, në vitin 2020, dhe u lanë të papërfunduara me realizim prej rreth 20 për qind. Katër të tjerat janë në Gjorçe Petrov, Kërçovë, Manastir dhe Shtip.

“Pas zhbllokimit të procesit për ndërtim nga ana e Ministrisë së Sportit, pishina në komunën Kisella Vodë është përfunduar në afat prej gjashtë muajve, ndërsa ndërtimi i katër pishinave të tjera është në fazë përfundimtare dhe ato duhet të lëshohen në përdorim deri në fund të verës”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Realizimi i pishinës në Kisella Vodë kushtoi 46.551.713 denarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More