Në dhjetë qytete, skrining falas dhe anonim me rastin e Ditës Botërore për luftë kundër hepatitit

nga D. V.

Shkup, 28 korrik – Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Qendrën Hepar – Manastir dhe klinikat për gastroenterohepatologji dhe sëmundje infektive, me rastin e Ditës Botërore për Luftën kundër Hepatitit, sot do të fillojnë një fushatë të përbashkët kombëtare për skrining falas dhe anonim për Hepatit B, Hepatit C dhe HIV, si dhe elastografi për sëmundje kronike të mëlçisë.

Me këtë rast, nga ora 10:00 deri në 13:00, do të vendoset një njësi mobile në sheshin “Maqedonia” në Shkup, prej nga do të fillojë skriningu falas dhe anonim për zbulimin në kohë të sëmundjeve të mëlçisë. Fushata kombëtare do të realizohet në 10 qytete të vendit.

Qëllimi është të rritet ndërgjegjësimi për sëmundjet e mëlçisë, siç janë: kanceri i mëlçisë, yndyrëzimi i mëlçisë me origjinë alkoolike dhe joalkoolike, cirroza dhe sëmundjet e rralla të mëlçisë.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, skrining falas sot nga ora 18:00–20:30 do të kryhet në Kumanovë. Më 30 korrik në Tetovë (10:00–12:30) dhe në Gostivar (18:00–20:30), më 01 gusht në Strugë (10:00 -12:30), në Ohër (18:00–20:30), më 04 gusht në Manastir (10:00–12:30) dhe në Prilep (18:00–20:30) dhe më 06 gusht në Shtip (10:00–12:30) dhe Gjevgjeli (18:00–20:30).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More