Mickoski: Nuk jam i kënaqur me zbatimin e drejtësisë nga gjyqësori dhe prokuroria, kjo është ana e dobët e shoqërisë sonë

nga Redaksia

Shkup, 24 qershor – Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën për emisionin “Objektiv” në RTVM, tha se nuk dëshiron ta komentojë hetimin për tragjedinë në Koçan që të mos ndikojë në të, por theksoi se nuk do të ndalojë së kritikuari punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sepse, siç tha, nuk është i kënaqur me mënyrën si po zbatohet drejtësia.

“Unë nuk do të jepja ndonjë kualifikim se sa jam apo nuk jam i kënaqur për momentin, për arsye të thjeshtë se çfarëdo kualifikimi imi mund të kuptohet si ndikim. Megjithatë, kur një kryeministër jep një kualifikim për një rast të caktuar, kjo mund të konsiderohet si ndikim.

Por, nuk më pengon që të kuptohet si qortim ajo që thashë në fjalimin tim të djeshëm, kur theksova se nuk jam i kënaqur me shpejtësinë e zbatimit të drejtësisë nga prokuroria dhe gjyqësori”.

“Sepse kjo është një ndjenjë dhe perceptim i përgjithshëm tek qytetarët. Dhe kjo është ende pika e dobët e kësaj shoqërie tonë – drejtësia e ngadaltë dhe ndjenja se nuk ka drejtësi për të gjithë në mënyrë të barabartë. Dhe këtu duhet të punojmë të gjithë së bashku”, u shpreh Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More