Mickoski për amnistinë për organizatorët e “27 prillit”: Ai është vendim gjyqësor, nuk kam çka të shtoj

nga D V

Shkup, 25 dhjetor – Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski sot nuk deshi t’i komentojë rastet me amnistinë e paralajmëruar për organizatorët në ngjarjet e 27 prillit dhe rastin me keqpërdorimin e parave në “Lotarinë Shtetërore”.

“Ai është vendim gjyqësor. Nuk kam çka të shtoj, çka të komentoj. A ju kujtohet edhe gjatë debatit edhe gjatë bastisjes kishte deklarata kontroverse nga shumë prej pjesëmarrësve në këtë proces kështu që do të përmbahem nga çfarëdo lloj komenti shtesë”, tha kryeministri Mickoski, i cili ishte në fillimin e projektit për rikontsruimin e rrugës drejt Manastrit “Pelenicë” në Komunën Kisella Vodë.

Kryeministri nuk deshi të flasë për rastin me Lotarinë Shtetërore, por tha se ishin keqpërdorur shumë më shumë se tetë milionë euro. I pyetur nëse ato para ishin investuar në kriptovaluta tha se nuk do të dëshironte të flasë asgjë që ka lidhje me hetimin. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More