Konferencë “Llogaridhënia financiare e zgjedhjeve” në organizim të ESHR-së

nga D. V.

Shkup, 15 korrik – Enti Shtetëror i Revizionit, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Programit zviceran për mbështetje të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, të zbatuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES), sot në Shkup, organizon konferencë me temën “Llogaridhënia financiare e zgjedhjeve”.

Siç kumtuan nga ESHR, fjalime përshëndetëse në forum do të kenë Maksim Acevski, kryerevizor shtetëror në Entin Shtetëror të Revizionit, ambasadori Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Veronik Ulman, amabsadore e Zvicrës në vend.

Qëllimi i konferencës, siç është theksuar, është të prezantohen rezultatet e revizioneve të zbatuara për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024 dhe të hapen diskutime për progresin e gatishmërisë institucionale dhe mbikëqyrjes ndaj financimit të fushatave zgjedhore, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Sipas programit do të mbahen dy sesione. E para “Llogaridhënia financiare e zgjedhjeve: leksione të mësuara nga zgjedhjet në vitin 2024”, në të cilën do të mbahet prezantimi i raporteve revizore nga zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura në vitin 2024 dhe raporti financiar vjetor i partive politike, ndërsa do të mbajnë fjalim kryerevizori shtetëror Acevski dhe Katerina Çaloska-Aleksovska, ndihmëse e kryerevizorit shtetëror.

Sesioni i dytë është quajtur “Veprimet institucionale para zgjedhjeve në vitin 2025”, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga: Enti Shtetëror i Revizionit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

Në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar dhe institucione të cilat mbështesin proceset zgjedhore, citojnë nga ESHR.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More