Mickoski-Spiropali: Duhet promovuar përpjekjet e përbashkëta drejt integrimeve evropiane

nga D. V.

Shkup, 22 dhjetor – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot priti ministren për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropalin me të cilën ka folur për marrëdhëniet bilaterale dhe proceset eurointegruese.

“Sot, u takova me Elisa Spiropalin, Ministren për Europë dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në Qeveri. Në takim diskutuam për promovimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian.

Theks i veçantë u vu në rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.

Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive dhe miqësore, me gatishmëri të ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin në të ardhmen”, shkruan Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More