Vëllai i Liridona Ademajt pas pamjeve të natës kritike: U dëshmua që vrasja ishte e organizuar, shqetësuese moslejimi i elaborimit të plotë të provave

nga D. V.

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, ka deklaruar se pamjet e paraqitura në seancën e fundit gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës dëshmojnë se vrasja e motrës së tij ka qenë e planifikuar dhe e organizuar nga të tre të akuzuarit, raporton Ekonomia Online.

Pas përfundimit të seancës, Leonard Ademaj, në një prononcim për media, theksoi se familja mbetet e shqetësuar për moslejimin e elaborimit të plotë të provave dhe paralajmëroi se do të kërkojnë sërish nga gjykata që provat të trajtohen në mënyrë më të detajuar, pasi sipas tij ato janë jetike për zbardhjen e rolit të secilit të akuzuar në këtë rast.

Ademaj tha se seanca nuk ka qenë e lehtë për familjen, pasi janë shfaqur pamjet e fundit të jetës së motrës së tij, duke theksuar se nga ajo që u pa në video rezulton se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër.

Sipas tij, kjo dëshmon se nuk bëhet fjalë për një vrasje të rastësishme, por për një akt të planifikuar.

“Sot për ne nuk ishte një ditë e lehtë pasi që i pamë edhe videot e fundit të jetës së motrës sonë. Ajo se çfarë pamë në video sot ishte që tre të akuzuarit e kanë planifikuar vrasjen, pasi që e gjithë ngjarja ka ndodhur vetëm për 7 minuta. Pra nuk ishte një vrasje e pa planifikuar, por ishte e planifikuar mirë nga tre të akuzuarit. Ajo se çfarë pamë sot në këto pamje e qartësojnë mirë se Naimi së bashku me Kushtrimin janë organizatorët e vrasjes, ndërsa vrasësi i motrës sonë është Granit Plava”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More