Teatri dhe Bibloteka e Tetovës në ngërç financiar, vetëm 1.6% e buxhetit të nevojshëm për vitin 2025

nga Xh M

Tetovë, 19 shkurt – Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës për vitin 2025 u janë ndarë vetëm 15 milionë denarë, që i bie vetëm 1.6% e mjeteve të nevojshme për realizimin e projektit të objektit.

Kjo do të thotë se, nëse Qeveria dhe Ministria e Kulturës ndajnë këto mjete çdo vit, Teatrit të Tetovës do t’i duhen plot 66 vite për t’u përfunduar. Ndërsa afati i dhënë nga ana e ministrisë, sipas kontratës, është fundi i vitit 2026.

Ushtruesi i detyrës i Qendrës për Kulturë në Tetovë, e cila menaxhon këtë projekt, thotë se deri më tani Ministria e Kulturës, nga viti 2021, ka ndarë vetëm 412 milionë denarë, ose rreth 30% të mjeteve të nevojshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More