Ministri i jashtëm i Uruguajit pret Komisionerin tregtar të BE për marrëveshjen e kontestuar të ushqimeve

nga Xh M

Ministriat e jashtëm të grupit të vendeve latine Mercosur kanë hapur një samit dy-ditor ku uruguajani Omar Paganini është takuar sot me komisionerin tregtar të BE, Maros Sefcovic, në Montevideo.

Ursula von der Leyen gjithashtu pritet të takohet me presidentët e vendeve të Mercosur më 6 dhjetor për të finalizuar marrëveshjen tregtare të ushqimit mes dy blloqeve, e cila është kundërshtuar nga fermerët francezë dhe të disa vendeve të tjera për kushte të pabarabarta tregtare dhe ulje të standardit të ushqimit në Evropë.

Një nga shqetësimet e fermerëve protestues dhe zyrtarëve evropianë është gjurmimi i origjinës së mishit brazilian, në mënyrë që “të mos kullotet në zonat e shpyllëzuara të Amazonës”, shkruan rrejti AFP.

Brazili është gjigandi bujqësor i Amerikës Latine dhe eksportuesi i dytë më i madh i mishit të lopës.

Brazili thotë se mishi i tij është i cilësisë më të mirë dhe pa shkelur normat mjedisore, por kritikët thonë se ky import i vendos fermerët evropianë përballë një konkurrence të padrejtë.

Fermerët në Francë e Poloni kanë qenë në krye të protestave ndaj marrëveshjes, të ndjekur nga Belgjika dhe Italia, ku fermerët thonë se marrëveshja është shkatërrim për bujqësinë vendase dhe cilësinë e ushqimit në BE.

Zhvillimi vjen teksa javës që shkoi gjiganti i supermarketeve në Francë, Carrefour tha se nuk do të shesë më mish me origjinë nga vendet e Mercosur pasi nuk plotësonte standardet kombëtare./AFP/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More