Ministri Mucunski priti ambasadorin francez Kristof Le Rigoler

nga D V

Shkup, 11 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, sot e priti ambasadorin e Rerpublikës së Francës, Kristof Le Rigoler.

Siç njoftuan nga MPJ, ky takim vijoi pas takimeve të mëparshme me presidentin e Francës, Emanuel Makron, të cilin e realizoi delegacioni i udhëhequr nga kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Në bisedimet me ambasadoren Le Rigoler, theksi u vu në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, ku ministri Mucunski theksoi nevojën për angazhim dhe mbështetje të shtuar nga Franca si një nga vendet udhëheqëse të BE-së. Gjithashtu, ministri theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e reformave kyçe për anëtarësim në Union, thuhet në kumtesë.

Të dy palët shkëmbyen mendime për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik, si dhe për sfidat aktuale në fushën e sigurisë rajonale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More