Takimi Mucunski-Ageler: Konfirmohet partneriteti i fuqishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve

nga D. V.

Shkup, 3 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi takim me ambasadoren e SHBA-së, Angjela Ageler. Në takimin u bisedua për avancimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik – si konfirmim të partneritetit të fuqishëm strategjik dhe marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve.

Theks i posaçëm u vendos në avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe përkrahjes së iniciativave të orientuara drejt përforcimit të tregtisë dhe investimeve, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në bisedë gjithashtu janë këmbyer mendimet për zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë. U konfirmua angazhimi i përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, partneriteti i fortë në kuadër të Aleancës së NATO-s, si dhe përpjekjet për të promovuar vlerat demokratike, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Ministri Mucunski theksoi vendosmërinë e Qeverisë për zbatimin e reformave kyçe dhe kontributin aktiv të shtetit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë, qëndron në kumtesën e Ministrisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More