Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Durrës

nga Redaksia

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e Shkafanës, në Durrës.

Burime për Abc News bëjnë me dije se i riu ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të nisur për motive të dobëta, ndërsa uniformat blu kanë identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes dhe po punojnë për kapjen e tij.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More