Ministria e Mbrojtjes i publikoi shumat – Sa janë pagat e ushtarëve?!

nga Redaksia

Shkup, 17 janar – Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, paga mesatare bazë pa shtesa e një ushtari profesionist është rreth 35.700 denarë, ndërsa paga bazë e një koloneli arrin rreth 70.200 denarë. Kur këtyre shumave u shtohen të gjitha kompensimet e tjera të parashikuara me Marrëveshjen Kolektive, shuma përfundimtare e të ardhurave rezulton dukshëm më e lartë se ajo e paraqitur publikisht nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Mbrojtjes (NSO), kolonel Jurišić.

Ministria e Mbrojtjes thekson se përveç pagës bazë, punonjësit në Armatë përfitojnë mbi 23.000 denarë shtesë për qira, ushqim dhe transport, si dhe kompensime për orë jashtë orarit, punë nate dhe ditë-roje, në varësi të angazhimit.

Struktura e pagave dhe shtesave në Armatë (në denarë)

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes, paga bazë dhe shtesat mujore për ushtarët profesionistë dhe oficerët e lartë ndahen si më poshtë:

Ushtar profesionist

  • Paga bazë minimale: 30.500
  • Paga bazë mesatare: 35.732
  • Paga bazë maksimale: 53.091
  • Kompensim për qira: 13.654
  • Ushqim: 6.186
  • Transport: 1.600
  • Punë jashtë orarit (32 orë): 6.139
  • Punë nate (56 orë): 2.388
  • Ditë-roje (7 ditë): 4.970

Kolonel

  • Paga bazë minimale: 60.029
  • Paga bazë mesatare: 70.262
  • Paga bazë maksimale: 127.310
  • Kompensim për qira: 13.654
  • Ushqim: 6.186
  • Transport: 1.600
  • Punë jashtë orarit (32 orë): 12.072
  • Punë nate: —
  • Ditë-roje: —

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, këto shtesa paguhen në përputhje me Marrëveshjen Kolektive dhe përbëjnë një pjesë të rëndësishme të të ardhurave mujore, përveç pagës bazë, në varësi të angazhimit dhe pozitës së secilit pjesëtar të Armatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More