Ministria e Transportit: Të gjitha rrugët janë të kalueshme, atje ku bie borë po pastrohen vazhdimisht

nga Xh M

Shkup, 21 janar – Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe trafiku po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi. Aty ku bie borë, ajo pastrohet vazhdimisht me aktivitete të koordinuara të NP “Makedonijapat” në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit.

Siç raportohet nga Ministria e Transportit, ekipet e NP “Makedonijapat” janë të pajisura plotësisht dhe me të gjithë makinerinë dhe fuqinë punëtore janë në terren, po pastrojnë vazhdimisht rrugët shtetërore.

Rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore, drejtimi me kujdes i automjeteve, respektimi i sinjalistikës së vendosur dhe përshtatja e shpejtësisë në përputhje me kushtet e rrugëve.

“Ne qëndrojmë në terren gjatë gjithë ditës për të siguruar rrjedhën e qetë dhe të sigurt të trafikut”, thonë nga Ministria e Transportit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More