Misajllovski në shënimin e 30-vjetorit të Akademisë Ushtarake: Ju jeni shtylla në të cilën ndërtohen oficerët dhe nënoficerët e ardhshëm

nga D. V.

Shkup, 4 shtator – Arsimi është vlerë themelore në ndërtimin e një shoqërie, ndërsa arsimi ushtarak është shtylla në të cilën ndërtohen kuadrot oficerë dhe nënoficerë, tha ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski në shënimin e sotëm të 30-vjetorit të themelimit të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” në kazermën “Goce Dellçev” në Shkup. Në solemnitet mori pjesë edhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral major Sashko Lafçiski. 

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Misajllovski ka porositur se akademia “gjatë 30 vjetëve të kaluara është rritur në institucion të arsimit të lartë në shtet dhe në rajon”, ndërsa suksesin ia ka shënuar përkushtimit të kuadrit arsimor i cili kontribuon në ndërtimin e kadetëve të rinj në profesionalisht të përgatitur dhe të motivuar që ta marrin rolin e liderit. 

“Akademia përmes programeve të saja mësimore në kuadër të të cilave mësohen edhe aftësitë e liderit të personaliteteve si gjeneral Apostollski dhe personalitete të tjera të rëndësishme nga historia maqedonase, vendos themele të fuqishme për edukim të kuadrove të gatshme ta ndjekin amanetin e heronjve tanë kombëtarë”, tha ministri. 

Ai ka folur edhe për karakterin rajonal të Akademisë, për çka ka thënë se “përmes edukimit të kadetëve nga fqinjësia fuqizohet bashkëpunimi, shkëmbehen përvoja mes vendeve të rajonit dhe promovohet dialogu i cili krijon rrjet të oficerëve të ardhshëm të gatshëm për bashkëpunim dhe ndërveprim”.

Ministri e ka uruar dekanin e ri të Akademisë, nënkolonelin Nenad Taneski për ndërmarrjen e këtij funksioni të rëndësishëm dhe e falënderoi dekanin e deritanishëm, nënkolonelin Mitko Bogdanovski për kontributin e deritanishëm dhe zhvillimin e këtij institucioni arsimor. 

Kolonel Taneski, nga ana tjetër, theksoi se “në këto 30 vjet, Akademia është ndërtuar si institucioni i vetëm i arsimit të lartë ushtarak në vend, i cili ka hedhur themelet për cilësi, traditë dhe zhvillim të vazhdueshëm”, duke treguar se “nga brezat e parë deri më sot, 1.234 kadetë, nga të cilët 74 janë të huaj nga NATO dhe partnerët tanë, janë bërë oficerë, udhëheqës dhe profesionistë të nivelit të lartë përmes trajnimit dhe arsimimit të tyre”.

Në kuadër të solemnitetit ishte promovuar edhe monografia “30 vjet Akademi Ushtarake”, si vepër kapitale e cila e shënon historinë dhe arritjet dhe kontributin e Akademisë në shtet dhe shoqëri. 

Për momentin vijojnë aktivitetet për ndërtimin e sallës së re sportive për nevojat e Akademisë Ushtarake, objekt i parë i cili ndërtohet pas 30 vjetëve dhe i cili do të kontribuojë për avancimin e kushteve për trajnim dhe zhvillim të oficerëve tanë të ardhshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More