Misajlovski në vizitë te pjesëtarët e batalionit të forcave speciale – Ujqit: Ju jeni frymëzuesit dhe heronjtë e kombit tonë

nga D V

Shkup, 3 korrik – Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovki dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, soti i vizituan pjesëmarrësit e batalionit të forcave speciale – Ujqit në kazermën “Ilinden” në Shkup.

Gjatë vizitës, Misajlovski, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, është njoftuar me historikun e njësitit, misionet dhe detyrat që i kryen, pjesëmarrjen në operacionet paqësore si dhe operacionet për mbrojtjen e krahut lindor të misionit të Aleancës eVA.

Ministri Misajlovsk në bisedë me pjesëtarët e njësisë, shprehu falënderim të sinqertë për shërbimin dhe përkushtimin e palëkundur të tyre.

“Ju jeni frymëzuesit dhe heronjtë e kombit tonë. Është nder dhe privilegji im të qëndroj para jush pjesëtarëve të njësisë më elitare të Ushtrisë. Paqeruajtësit tanë, personifikim i guximit dhe përkushtim në shërbimin të rëndësishëm për Armatën dhe për qytetarët”, theksoi ministri Misajllovski dhe shtoi se do të bëjë gjithçka për këtë, por edhe njësitet e tjera të Armatës që të jenë në nivel edhe më të lartë të gatishmërisë dhe pajisjeve.

Gjatë vizitës, ministri Misajlovski u njoh me disa nga pajisjet e përdorura nga pjesëtarët e njësitit dhe vizitoi objektet e batalionit të Forcave Speciale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More