Modeli zgjedhor/ Jashari: Është pak e praktikuar në Europë

nga Xh M

Shkup, 7 qershor – Transformimi i modelit zgjedhor në një njësi, është një praktikë e panjohur jo vetëm për vendin por edhe për Europën, andaj sipas profesorit universitar Hasan Jashari kërkon analiza.

Jashari thotë se vetëm katër shtete kanë këtë sistem të votimit, sikurse Holanda, Sllovenia, Sllovakia dhe Serbia.

Ai kërkon nga partitë shqiptare ta shohim mirë këtë çështje nëse rrezikohet vota shqiptare.

“Është një sistem jo i praktikuar dhe jo pragmatik dhe jo shpesh i përdorur në Europën Perëndimore. Nuk është problemi te modeli zgjedhor, është funksional, është praktik, është pragmatik. Problemi qëndron diku tjetër dhe forcat politike mundohen të tregojnë se bëjnë diçka. Te partitë shqiptare duhet të ketë një konsenzus që para se të bëhen pazaret, të shihen interesi jonë, a fitojmë, a humbim? Unë mendoj se me një njësi zgjedhore do të humbim.” – tha profesori universitar, Hasan Jashari.

Një njësi, në favor të partive të mëdha

Sipas Jasharit sistemi ekzistues është më praktik për kushtet tona kur kemi të bëjmë me një shoqëri shumë kombëshe, me shumë interese dhe një multikulturë.

“Modeli zgjedhor një njësi zgjedhore i favorizon partitë e mëdhaja dhe ato rëndom i marrin 80% të deputetëve të elektoratit dhe vetëm 20% ngelin për partitë më të vogla. Modeli një njësi zgjedhore do të mundësojë që një numër i madh i partive më të vogla të mbërrijnë pragun zgjedhor dhe të kenë një, deri dy deputetë, mirëpo stabiliteti i qeverisë do të jetë më i dobët. Sistemin që e kemi tani është propocional dhe më tepër se proporcional dhe një farë forme krijon stabilitet më të mirë të qeverisë dhe të pushteteve politike.” – deklaroi profesori universitar, , Hasan Jashari.

Propozimi për transformimin e modelit zgjedhorë në një njësi të vetme erdhi nga kryeministri Hristijan Mickoski, ndërkaq Lidhja Demokratike e Pavle Trajanov veçmë ka dorëzuar nismën në kuvend.

Koalicioni VLEN thotë se duhet bërë analiza nëse s’do kishte deformime të realitetit etnik në kuvend. Zijadin Sela është shprehur kundër propozimit të ri, pasi sipas tij do të krijohej hapësirë për manipulime zgjedhore dhe ndrydhje të numrit të deputetëve shqiptarë. Por të hapur për bisedime janë shprehur nga BDI.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More