Shkup, 7 qershor – Shtyerja e diskutimit dhe votimit të projekt-raportit për Maqedoninë e Veriut në Komitetin për Punë të Jashtme në PE, shpërfaqi raportet jo të mira dhe Shkupit dhe Sofjes, vlerëson për TVM2, ish ambasadori, Nano Ruzhin.
Frustracionet e palëve fqinjëve tashmë dihet se ndërlidhen me identitetin dhe gjuhën maqedonase, që sipas njohësit të marrëdhënieve ndërkombëtare, ky element nuk pranohet nga bullgarët në mënyrën që kërkojnë qeveritarët tanë shtetëror.
“Mund ta analizojmë në tri elemente: e para, kjo bllokadë në realitet është vetëm një shprehje dhe indikatorë i marrëdhënieve të këqija mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe frustracioni permanent nga të dyja palët rreth çështjeve që janë thelbësore për ne, e që janë identiteti dhe përdorimi i gjuhës maqedonase. Në këtë mënyrë erdhëm tek elementi i dytë, sepse sipas analistëve bullgarë dhe eurodeputetëve, ata vlerësojnë se identiteti dhe gjuha maqedonase shprehet tepër, të cilën ata nuk e pranojnë si çështje të veçantë.” – deklaroi ish ambasadori Nano Ruzhin.
Shtyerja e votimit të propozim-raportit për me 24 qershor është vendim i pakëndshëm për politikën e zgjerimit thotë Ruzhin, ndërkaq nga ana tjetër sipas tij, parashikimet e kryeministrit për dokumentin në fjalë, bënë që pala bullgare të irritohet.
“Edhe pse raporti ende nuk ishte miratuar, në një nga intervistat, kryeministri Mickoski u lavdërua pa nevojë me shumë parametra precize të raportit që nuk i pëlqyen palës bullgare. Sido që të jetë, mendoj se kjo është një epizodë kalimtare që do të kalojë, por nuk është e këndshme dhe është hera e parë në zgjerimit e BE-së me shtetet tjera.” – u shpreh ish ambasadori, Nano Ruzhin.
Drafti i raportit të progresit për vendin, thekson nevojën për të ruajtur intensitetin dhe angazhimin për integrimin evropian. Njëkohësisht edhe për zbatimin e ndryshimeve ksuhtetuese. Përveç kësaj, draft-dokumenti përmban disa referenca për njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas.