Mot me diell dhe i nxehtë, me temperaturë deri në 39 gradë

nga Redaksia

Shkup, 20 korrik – Mot me diell dhe i nxehtë me temperaturë deri 39 gradë Celsius pritet sot, ndërsa nën ndikim të masës së ngrohtë ajrore nga jugu, temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Për shkak të indeksit UV të rritur dhe rrezikut nga valët e të nxehtit, institucionet kompetente rekomandojnë qëndrim në hapësira të freskëta, pirje të mjaftueshme të lëngjeve, shmangie të aktivitetit fizik gjatë orëve më të nxehta, si dhe kujdes i veçantë për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 11 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup, moti është me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 39 gradë.

Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajri nga jugu, gjatës javës së ardhshme moti do të jetë me diell dhe shumë  i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Temperatura e ditës në pjesën më të madhe të vendeve do të tejkalojë 35 gradë Celsius, ndërsa në disa vende edhe 40 gradë Celsius.

Për shkak të motit të nxehtë, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar disa rekomandime për të mbrojtur popullsinë nga temperaturat e larta, duke përfshirë qëndrimin brenda, freskimin, veçanërisht midis orës 11:00 dhe 17:00, pirjen e mjaftueshme të lëngjeve, shmangien e alkoolit dhe pijeve me sheqer, veshjen e rrobave të lehta e të ndritshme dhe përdorimin e mbrojtësve të kokës dhe syve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More