Në VK Tabanoc dhe Bogorodicë pritet rreth gjysmë ore

nga Redaksia

Shkup, 20 korrik – Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informoi LAMM këtë mëngjes.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More