Reagimi i BE-së për zgjedhjet, Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar angazhim për parimet demokratike

nga D V

Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët lidhur me zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Kosovë më 9 shkurt 2025.

Në deklaratë thuhet se populli i Kosovës ushtroi të drejtën e tij demokratike duke votuar në zgjedhjet e rregullta parlamentare, gjersa rikujtojnë se Bashkimi Evropian ka vendosur një Mision Vëzhgues Zgjedhor (MVZ) i cili do të qëndrojë në Kosovë për të ndjekur procedurat paszgjedhore si dhe për të nxjerrë rekomandime.

“Sipas konstatimeve preliminare, zgjedhjet kanë qenë të qeta dhe konkurruese me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, ndërsa është zbatuar ligji i ri zgjedhor. Fushata ishte e ‘gjallë’. Procesi i përgjithshëm tregoi qëndrueshmëri dhe angazhim ndaj parimeve demokratike”, thuhet në deklaratë, raporton Telegrafi.

Tutje në deklaratë thuhet se BE pret me padurim formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re për të vazhduar angazhimin me synimin për të mbështetur Kosovën për t’iu afruar BE-së dhe për të përfituar plotësisht nga mundësitë e rëndësishme si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Ne presim me padurim formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet, me synimin për të mbështetur Kosovën për t’iu afruar BE-së dhe për të përfituar plotësisht nga mundësitë e rëndësishme si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të angazhohen për bashkëpunim të përgjegjshëm rajonal dhe të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

Tutje në deklaratë rikujtohet se Kosova ka dorëzuar një aplikim për anëtarësim në BE në dhjetor 2022.

“Komisioni mbetet i disponueshëm për të përgatitur një Opinion për aplikimin e Kosovës për anëtarësim sapo ta kërkojë Këshilli”, thuhet në deklaratë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More