MPB hapi sportele në Zherovjan, dokumentet personale më afër banorëve

nga Xh M

Bogovinë, 26 maj – Banorët e qarkut të Bogovinës dhe të Bërvenicës nga sot do t’i kenë më afër sportelet e Ministrisë së brendshme për marrjen e dokumenteve personale. Në repartin policor të Zherovjanit janë hapur shërbime të reja administrative të MPB-së, të cilët do tu vijnë më afër qytetarëve për shërbime të dokumenteve në këto dy komuna. Këto dy njësi administrative përbëjnë rreth 40 mijë banorë, të cilët do të kenë më afër tyre marrjen e letërnjoftimeve, pasaportave, patentat e shoferit dhe lejet e qarkullimit.

“Kjo është komuna e 6-të, përkatësisht stacionet policore dhe sektorët që mundësojnë këtë lloj të shërbimeve. Vazhdojmë ta sjellim atë që e kemi premtuar qytetarëve tanë, para zgjedhjeve, që është afrimi i shërbimeve të MPB-së deri tek secili shtetas i Maqedonisë. Filluam me Jegunovcën, vazhduam me Likovën, pastaj me Sarajin, Demir Hisar, Zhelinë, ja dhe tani në Komunën e Bërvenicës dhe Bogovinës, vazhdojmë”, tha Pançe Toshkovski – ministër i Punëve të Brendshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More