Pajisje të reja moderne në Urologjinë e Spitalit Klinik të Tetovës për shërbime më cilësore

nga Xh M

Tetovë, 26 maj – Reparti i Urologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës është pasuruar me pajisje të reja mjekësore, falë një donacioni dhe investimeve vetanake të spitalit. Drejtori i këtij institucioni, Agim Berisha, bëri të ditur se mjetet e reja do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve për pacientët me patologji të ndryshme urologjike.

Donacioni u sigurua nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, e cila dhuroi:
• Një aparat për thyerjen e gurëve në kanalet urinare
• Një aparat për kryerjen e operacioneve në uretër

Ndërkohë, si pjesë e investimeve të veta, spitali ka blerë:

• Një EHO aparat për biopsinë e prostatës
• Një aparat për kryerjen e operacioneve të prostatës dhe kancereve të fshikëzës urinare me teknologji bipolare

“Ky investim do të përmirësojë shumë shërbimet për pacientët me patologji të ndryshme në këtë repart,” ka shkruar drejtori Berisha.

Përmes këtij zhvillimi, Spitali Klinik i Tetovës vazhdon përpjekjet për modernizimin e kapaciteteve dhe rritjen e cilësisë së trajtimit për qytetarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More