MPB: Ka baza për dyshim për autorin e mundshëm të vrasjes në Tetovë

nga Xh M

Tetovë, 6 korrik – Ministria e Punëve të Brendshme sot informoi se pas vrasjes së djeshme të R. T. (39) në rrugën “Shtipska” në Tetovë kanë baza dyshimi për autorin e mundshëm. Dje është raportuar për vrasjen në orën 20:35, pas së cilës policia në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë ka formuar një ekip, i cili ka bërl inspektim të rrugës “Shtipska në Tetovë” pas së cilës janë evidentuar provat dhe gjurmët.

“Janë ngritur gjurmët për ekspertizë, si dhe automjeti në të cilin ndodhej R.T, i cili është dërguar për përpunim kriminalistik-teknik, ndërsa trupi i tij me urdhër të prokurorit publik është dorëzuar për autopsi. Nga inspektorët janë zhvilluar intervista zyrtare me persona-dëshmitarë të mundshëm të ngjarjes, janë kryer kontrolle shtesë, pas së cilës tashmë ekzistojnë baza për dyshime për autorin e mundshëm të krimit, është lëshuar njoftim qendror privimin e tij nga liria dhe vazhdojnë masat intensive operativo-teknike dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit”, kumtoi sot MPB-ja.

Prokuroria Publike më herët sot informoi se prokurori i Tetovës ka dhënë urdhër për autopsi të të vrarit, si dhe për sigurimin e incizimeve nga videombikëqyrja, ndërsa automjeti dhe gjurmët e tjera janë marrë për ekspertizë.

Pas vrasjes së djeshme, sipas informacioneve të MPB-së, në hapësirat e SPB Tetovë është mbajtur një takim pune, ku kanë marrë pjesë menaxhmenti i SPB Tetovë, policisë kriminale, krimit ekonomik dhe stacioni policor Tetovë, ku janë dhënë udhëzime të sakta për veprime të mëtejshme.

Mbrëmë në ora 20 e 35 minuta në SPB Tetovë është denoncuar vrasja e një burri, për të cilin, sipas informatave të para nga vet vendi i ngjajres, kuptohet se ka qenë rreth 40-vjeçar. Sipas informatës së parë të SPB Tetovë, ndaj këtij personi është shtënë derisa ka qenë në automjet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More