MPB: Kolonat e gjata në Tabanoc janë për shkak të rrezikut për terrorizëm në Serbi

nga D V

Shkup, 1 korrik – Pritjet e gjata në vendkalimin kufitar “Tabanoc” për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut është për shkak të shpalljes së rrezikut të lartë të sigurisë nga terrorizmi në Republikën e Serbisë, njoftojnë nga MPB e RMV-së.

“Njëkohësisht, ju njoftojmë se policia kufitare e dy vendeve është në komunikim të vazhdueshëm me qëllim që të mundësohet qarkullim i shpejtë dhe i papenguar i pasagjerëve dhe automjeteve, si dhe kontrolli i duhur për shkak të situatës së re”, thuhet në komunikatë nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve të LAMM-së, mëngjesin e sotëm në Tabanoc, për hyrje në vend është pritur rreth 30 minuta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More