MPB: Zbardhet rasti i dhunës ndaj 11-vjeçares në Çair

nga D. V.

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup ka zgjidhur rastin e sulmit ndaj vajzës nga Çairi, të kryer nga të mitura, të cilat e kanë filmuar ngjarjen dhe e kanë publikuar në rrjetet sociale.

Siç njoftojnë nga MPB, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga oficerët e policisë nga Njësia për Intervenim të Shpejtë dhe Stacioni Policor Bit Pazar, është vërtetuar se më 20.06.2025 rreth orës 14:00 në rrugën “Pavle Iliç” në Shkup, pranë një objekti ushqimor, një vajzë 11-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza, dhe një vajzë e ka filmuar sulmin me telefon celular.

“Këto ditë, videoja e sulmit është publikuar në rrjetet sociale, dhe ngjarja më 01.09.2025 është raportuar në stacionin policor edhe nga babai i vajzës së sulmuar, i cili tha se ka mësuar për ngjarjen nga rrjetet sociale, dhe vajza e tij nuk i ka treguar asgjë nga frika se mos sulmohet përsëri”.

“Të miturit dhe prindërit e tyre janë thirrur në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngrihen kallëzime përkatëse në lidhje me veprat penale të “dhunës” dhe “xhirimit pa leje””, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More