MPJ austriake Beate Meinl-Reisinger nesër për vizitë në Shkup

nga Xh M

Shkup, 15 maj – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski nesër do të jetë nikoqir i ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Majnl-Rajsinger.

Siç njoftojnë nga MPJdheTJ, pas pritjes zyrtare të planifikuar, Mucunski dhe Majnl-Rajsinger do të kenë një takim tet-a-tet, ndërsa pastaj do të pasojë edhe takimi dypalësh mes dy delegacioneve.

Është paralajmëruar dhe konferencë e përbashkët për mediat e ministrave pas takimit.

Sipas MPJ-së, kjo është vizita e parë e ministres Beate Majnl-Rajsinger në vendin tonë pas marrjes së detyrës si ministre për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë më 3 mars të vitit 2025. Në fokus të bisedimeve do të jetë promovimi i marrëdhënieve dypalëshe, riafirmimi i mbështetjes austriake për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, si dhe shkëmbimi i mendimeve mbi çështjet kryesore rajonale, evropiane dhe globale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More