Mucunski: Bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik në fokusin e takimit me sekretarin shtetëror Hakan Jevrel

nga D. V.

Shkup, 13 maj – Në kuadër të vizitës në Suedi, realizova takim me sekretarin shtetëror për bashkëpunim zhvillimor ndërkombëtar dhe tregti të jashtme, Hakan Jevrel, publikoi ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme, Timço Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Biseduam për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve, potencialin për investime të reja suedeze dhe risitë që i ofron vendi ynë për investime. Konfirmuan gatishmërinë për përpjekje të përbashkëta në drejtim të tërheqjes së investimeve dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike”, shënoi Mucunski në Fejsbuk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More