Mucunski i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadores të sapoemëruar të Japonisë, Secuko Kavahara

nga D V

Shkup, 17 janar – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot i pranoi kopjes e letrave kredenciale të ambasadorës të sapoemëruar të Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Secuko Kavahara, informojnë nga Ministria.

Bashkëbiseduesit e përshëndetën zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe diskutuan për potencialin për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm.

“Theks i veçantë u vendos në mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë, turizmit, kulturës dhe arsimit. U theksua nevoja për rritjen e kornizës së dakorduar, si bazë për realizimin e mëtejshëm konkret të projekteve dhe aktiviteteve”, thuhet në kumtesën nga MPJTJ.

Në të njëjtën kohë, ata shkëmbyen mendime edhe për çështjet aktuale ndërkombëtare, duke përfshirë edhe prioritetet e jashtme-politike dhe situatat e të dy vendeve. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More